Lojtari i Kombëtares së Kroacisë, Nikola Vlasic do të largohet nga kampi i kombëtares dhe do të humbasë pjesën tjetër të Kampionatit Evropian në Gjermani për shkak të një dëmtimi muskulor.
Federata Kroate e Futbollit ka njoftuar se 26-vjeçari ka humbur pjesën tjetër të Euro 2024 shkaku i lëndimit.
“Trajneri Zlatko Dalic, në marrëveshje me Vlasicin dhe shërbimin mjekësor, ka marrë vendim që Nikola të largohet nga kampi i Kombëtares, pasi lëndimi i tij nuk e lejon të garojë për ndeshjet e Euros”, thuhet në njoftimin zyrtar të HNS.
Ndryshe, 26-vjeçari i Torinos nuk luajti në fitoren 3-0 ë miqësoren përgatitore kundër Maqedonisë së Veriut, ndërsa ndaj Portugalisë në Lisbonë (2-1) fitoi 15 minutat e fundit.
Në ndeshjen e parë të Euro 2024 kundër Spanjës, kur Kroacia pësoi një humbje të rëndë (3-0), ai gjithashtu nuk luajti.
Pra, Dalic nuk do të mund të llogarisë tek ai në ndeshjet e fazës së grupeve me Shqipërinë (e mërkurë, 15:00) dhe Italinë (e hënë, 21:00).
Vlasic ka luajtur deri tani 56 ndeshje për Kroacinë, në të cilat shënoi tetë dhe asistoi tre herë. Në Kupën e Botës “Katar 2022”, ai luajti në gjashtë nga shtatë ndeshjet.



Të tjera
Ushqimet që duhet të hani për jetëgjatësi
“Superushqimet” që s’duhet të mungojnë kurrë në kuzhinë
Shenjat përpara një sulmi kardiak