Kryediplomati belg: Përpjekjet e Kosovës për rrugën e evropiane duhet të njihet nga BE

Kryediplomati belg: Përpjekjet e Kosovës për rrugën e evropiane duhet të njihet nga BE

Ministri i Jashtëm i Belgjikës, Maxime Prevot ka thënë se vlerëson përpjekjet e Kosovës në rrugën evropiane dhe se ato duhet të njihen edhe nga Bashkimi Evropian.

Prevot në një postim në X për vizitën në Kosovë që realizoi të enjten ka thënë se ka zhvilluar takime konstruktive me krerët e shtetit të Kosovës.

Ai ka thënë se rruga evropiane e Kosovës duhet të shoqërohet me angazhim në dialog me Serbinë dhe zbatimin e marrëveshjeve

“Rruga evropiane e Kosova meriton vëmendjen dhe mbështetjen tonë të vazhdueshme. Ajo duhet të mbështetet në progres të besueshëm. I vlerësoj përpjekjet e Kosova në këtë drejtim. Këto përpjekje tani duhet të njihen edhe nga Bashkimi Evropian në tërësi. Belgjika do të jetë një avokate e fortë në këtë drejtim. Kjo rrugë evropiane duhet të shoqërohet me riangazhim në dialogun Pristina–Beogradi, si dhe me progres të prekshëm në zbatimin e Marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit. Kjo është kyçe për stabilitetin rajonal”, ka shkruar kryedipolmati belg duke shtuar se shteti i tij mbetet një mbështetëse e fuqishme e Kosovës.

Ai poashtu u ka bërë thirrje që Kosova të gjej zgjidhje për tejkalimin e ngërçit politik për zgjedhjen e presidentit./teve1.info/