Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka folur pak më parë para gazetarëve në lidhje me krimin e rëndë që ndodhi sot në Prizren.
“Mund të konfirmoj që sot rreth orës 05:50 të mëngjesit jemi njoftuar nga policia për një rast të vrasjes së rëndë që ka ndodhur brenda familjes. Menjëherë si kryeprokuror kam dalë në vendin e ngjarjes bashkë me hetuesit policorë të Prizrenit dhe hetimeve rajonale. Po ashtu na është bashkuar krim teknika dhe bëhet fjalë për një rast të vrasjes së rëndë brenda familjes, ku burri faktikisht babai ka vrarë vajzën e tij të mitur rreth 15 vjeç, po ashtu vajzën tjetër e ka lënduar rëndë po ashtu e mitur 10 vjeçare. Gjithashtu plagë ka edhe bashkëshortja, përkatësisht nëna e dy vajzave, por i ka plagët më të lehta. Vlen të theksohet se përveç tyre, edhe kryerësi i veprës penale është vetëlënduar dhe vajza e mitur 10 vjeçaregjendet në QKUK përderisa 15 vjeçarja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Po ashtu trajtim mjekësor është duke iu dhënë edhe kryerësit të veprës penale dhe bashkëshortes së tij”.
Ai tha se motivi ende nuk është i qartë.
“Po flasim për një rast që është në fazë shumë të hershme. Sapo kemi dalë nga këqyrja e vendit dhe motivet nuk i kemi ende të qarta. Kemi disa informacione që nuk mund t’i ndajmë me opinionin mirëpo ajo çka mund ta konfirmojmë me një rast që i dyshuar dhe viktimat janë shtetas të huaj, janë shtetas turk. Është rasti i parë që janë në evidencat policore padyshim edhe prokuroriale, sepse s’ka të kaluar kriminale i dyshuari”, tha ai.
Ai shtoi se hetuesit kanë biseduar me bashkëshorten e të dyshuarit, por se s’është intervistuar.
“Ajo i ka dhënë disa versione por që s’mund ti ndajmë në këtë fazë me opinionin.”
Ai tha se dyshohet që me të njëjtën thikë janë lënduar tri viktimat.
Të tjera
Barcelona, kampione e re e La Ligas, dominim i katalunasve në Spanjë
Abdixhiki do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion
S’ta kom idenë kush janë”, Peci flet për kontratën e dyshimtë të fabrikës për mbetjet shtazore