Kryetari i parë i komunës së Prishtinës, Mexhid Syla i cili kishte ardhur në krye të kryeqytetit menjëherë pas çlirimit është shprehur i pakënaqur me trajtimin që po i bëhet.
Syla në një intervistë për radio Dukagjinin thotë se asnjë kryetar komune, pasues i tij, nuk e kanë ftuar kurrë në asnjë seancë solemne për Ditën e Prishtinës.
Ish kryetari Syla që me profesion është avokat, thotë se nuk është i kënaqur as me zhvillimin e Prishtinës në përgjithësi.
“Prishtina është ndërtuar shumë, por pa plan. Shihni lagjet që janë ndërtuar më herët, kanë shkolla, kanë kopshte, kanë gjelbërim, gjithçka që i duhet një lagjeje”, tha ai.
Në këtë intervistë, Syla thotë se ditët e para të udhëheqjes së Prishtinës kanë qenë shumë të rënda.
“Të mos them çdo ditë, por katër herë në javë, kam marr hapa qetësimi. Më vinin njerëz me lloj-lloj problemesh. Kërkonin familjarët e tyre të humbur. Kërkonin të ktheheshin në punë, kërkonin vend për qëndrim, meqë shtëpitë iu kishin djegur”, tha ndër të tjera Syla.
Të tjera
Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tri vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet
Xheneta: Jam e lënduar, ndjenjat e Gjestit nuk kanë qenë të sinqerta – nuk do të hyj e as nuk do të përballem me të në Big Brother Albania
Xheneta Fetahu thyen heshtjen, flet për herë të parë pas daljes nga Big Brother: Kam qenë e vërtetë, edhe pse kam bërë gabime