Besimi tek mjekësia alternative ndonjëherë mund të
jetë i verbër. Për shekuj me rradhë njerëzit kanë shfrytëzuar bimët dhe vlerat
e tyre për të trajtuar një sërë problemesh mjekësore. Progresi i mjekësisë
moderne zbehu disi famën e mjekësisë bimore, megjithatë kohët e fundit kjo e fundit
ka pësuar një zhvillim në rritje.
Çfarë Është Mjekësia Alternative?
Mjekësia alternative ka të bëjë me trajtimet me bimë
mjekësore të sëmundjeve të ndryshme.
Kjo mjekësi përdor praktika dhe produkte që nuk
përdoren në mjekësinë moderne.
Ky term shërben si ombrellë për trajtime si:
akupuntura, suplementët e vitaminave, përdorimet e bimëve, e të tjerë.
Çfarë Janë Trajtimet Bimore?
Kjo mjekësi përdor pjesë të ndryshme të një bime,
luleje apo fruti për të trajtuar një problem mjekësor.
Këto trajtime nuk kanë nevojë për recetë dhe merren
mjaft lehtë nga konsumatori.
Shqipëria numëron rreth 850 lloje bimësh mjekësore, shumë prej të
cilave eksportohen jashtë.
Të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë për vitin 2014,
tregojnë se eksporti i bimëve aromatike dhe mjekësore ka arritur në 11,600 ton.
Ekspertët e AgroWeb.org thonë se shumë medikamente
farmaceutike përmbajnë përbërës bimorë.
Për shembull, morfina vjen nga lulekuqja ndërsa
digoksina, një medikament për shëndetin e zemrës, prodhohet duke përdorur
luletogëzën.
Ndërveprimi I Bimëve Mjekësore Me Medikamentet
Farmaceutike
Përdorimi në të njëjtën kohë i medikamenteve dhe
trajtimeve natyrale mjekësore mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin.
Së pari, nëse ju merrni një kurë bimore dhe ilaçe kundër
një sëmundje të caktuar, efekti i të dyjave mund të jetë i njëjtë por i
ekzagjeruar.
Ky efekt mund të jetë i mirë për shëndetin por edhe i
dëmshëm.
Së dyti, të dy trajtimet mund të kenë ndikime të
kundërta duke penguar punën e secilit.
Së treti, trajtimet natyrale mund të kufizojnë
përthithjen e ilaçeve farmaceutike në organizëm.
Efektet Anësore Të Kombinimit të Ilaçeve Me Kurat
Bimore
Kombinimi i ilaçeve me kura bimore mund të prodhojë
një sërë efektesh anësore.
Kombinimet më të rrezikshme janë ato ku përfshihen
produkte natyrale si:
Xhenxhefili,
Hudhra,
Xhinsengu.
Kur kurat natyrale me përmbajtje xhenxhefili, hudhre
apo xhinsengu përzihen me medikamentet për hollimin e gjakut mund të shkaktojnë
probleme.
Këtu përfshihet gjakderdhja në nivele të rrezikshme
dhe nxirje të lëkurës.
Jamballi mund të ulë efikasitetin e medikamenteve për
rrahjet e zemrës dhe të rrisë efektin diuretik të medikamenteve.
Një gjë e tillë shkakton nivele të rrezikshme të
kaliumit dhe sodiumit.
Mjekësia bimore mund të konsiderohet efikase nëse
përdoret siç duhet.
Megjithatë, duhet pasur parasysh që përbërësit e tyre
mund të ndërveprojnë negativisht me medikamente të caktuara duke rrezikuar
kështu jetën.



Të tjera
Seanca ndaj të dyshuarve për manipulim votash, Avokati i Popullit shpjegon arsyet e monitorimit
Ferizaj: Arrestohen dy persona të kërkuar nga gjykata
The Geopost: Policia sekuestron 156 kilogramë eksploziv në Zubin Potok, i prodhuar nga kompania serbe e lidhur me pushtetin