Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka monitoruar një nga seancat e mbajtura në Gjykatën Themelore të Prizrenit ndaj 109 personave të dyshuar për manipulim votash në këtë komunë.
Në një prononcim për media, Qelaj ka sqaruar se prania e tij në seancë kishte për qëllim monitorimin e procedurave gjyqësore dhe respektimin e standardeve ligjore.
Ai theksoi se qëllimi i monitorimit është të vlerësohet mënyra se si po zhvillohen procedurat dhe nëse po respektohet e drejta për një proces të rregullt gjyqësor për të dyshuarit.
“Duke pasë parasysh faktin që sot po mbahen seancat e caktimit të paraburgimit në rastin e hetimeve për keqpërdorim në zgjedhje, erdha për monitorim të njërës prej seancave në Gjykatën Themelore në Prizren”.
“Qëllimi i këtij monitorimi është për të parë si po shkojnë procedurat, sa po zbatohen dhe po respektohen standardet për një qasje dhe mundësi të drejtë për një procedurë për personat që kanë mundësi të mbrohen”.



Të tjera
Kurti: Opozita vepron nga frika, bllokon çdo vendim dhe bashkohet kundër qeverisjes sonë
Gjestet dhe frazat që kanë më shumë vlerë se një “të dua”
Tchouameni luan në El Classico nesër