Kurti akuzoi opozitën se deklarimet e saj lidhur me këtë çështje kanë për qëllim dëmtimin e Lëvizjes Vetëvendosje si subjekt fitues i zgjedhjeve.
“Dështimi në zgjedhjen e presidentit rrezikon funksionimin me kapacitet të plotë të qeverisë së re, të kuvendit, si dhe të institucionit të presidentit. Dështimi në zgjedhjen e presidentit e dërgon vendin në zgjedhje të reja, të cilat duke përfshirë ato lokale vitin e kaluar, do të ishin të pestat me radhë brenda 16 muajve. Pra, pothuajse çdo stinë të vitit do të kishim zgjedhje mesatarisht. Zgjedhjet e reja padyshim që do të frenojnë punën e qeverisë, do të pamundësojnë praktikisht kuvendin dhe presidentin, duke vonuar edhe progresin në çdo sektor të jetës shtetërore e shoqërore”, tha ai.



Të tjera
Pijet energjike që ju ndihmojnë gjatë ditës
SHBA vendos rekord me topin më të madh të futbollit në botë
Çfarë të hani kur keni aciditet të lartë në stomak?