Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar KB Trepçën për titullin kampion në basketboll, përcjell KosovaPost.
Mitrovicasit triumfuan sonte në serinë finale 4:2 ndaj Bashkimit në “Minatori” për ta mbrojtur titullin e kampionit.
Vet Kurti ishte i pranishëm në këtë ndeshje, teksa e uroi ekipin mitrovicas përmes një postimi në Facebook.
“Trepça kampione përsëri! Titulli i dytë radhazi dhe i gjashti në histori për minatorët e Mitrovicës që po vazhdojnë të dominojnë basketbollin vendor. Përgëzime KB Bashkimit! Finalist dinjitoz që përkundër humbjes, i dha hijeshi kampionatit të sivjetëm me rivalitet të fortë. Urime Trepçës, qytetit të Mitrovicës dhe Torcidës, që edhe këtë herë ishin zemra e fitores”, shkroi Kurti.



Të tjera
Nëse ke dhimbje shpine, këto janë pozicionet ideale për zonat specifike
Ministria njofton për çmimet e derivateve, nafta 1.69 €, benzina 1.48 € për litër
Arrestohet një person në Rahovec për dhunë në familje, dyshohet se dëboi bashkëshorten dhe tre fëmijët nga shtëpia