Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Matthew Whitaker.
Kurti në një postim në Facebook, sot njofton se gjatë takimit të djeshëm, ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Kosovës, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, përfshirë trajnimin dhe ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ai theksoi se në partneritet të ngushtë me SHBA-në, Kosova mbetet e angazhuar për paqe, stabilitet dhe siguri në rajon dhe më gjerë, duke shtuar se përshpejtimi i anëtarësimit të Kosovës në NATO do të ishte një kontribut i rëndësishëm për sigurinë afatgjatë në Ballkan.
Kurti nënvizoi gjithashtu se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së mbeten të fuqishme dhe të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta.
“Miqësia e Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është dhe mbetet e fuqishme sepse është e ndërtuar në vlera të përbashkëta dhe besim të thellë mes të dy vendeve”, shkruan Kurti në Facebook.



Të tjera
10 mënyra për të mbajtur nën kontroll diabetin
Mendoni dy herë para se t’i shtoni ushqimit erëza pikante
Mbani dietë prej kohësh dhe nuk po dobësoheni, këto janë 5 gabimet e përditshme që po prishin gjithçka