Kryeministri ne detyrë Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë Forumit të Paqes në Paris, ka zhvilluar takime bilaterale me kryetarin e Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Finlandës, Johannes Koskinen, presidentin e Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës, Peter De Roover dhe kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Asamblenë Kombëtare të Francës, Bruno Fuchs.
Kurti shkroi se në këtë takim ka diskutuar për marrëdhëniet, fushat ku ka bashkëpunim dhe mundësitë për partneritete të reja, për progresin si shtet dhe shoqëri dhe për ecjen në integrimet evropiane.
Ai ka theksuar se Finlanda, Belgjika dhe Franca janë shtete mike e aleate që kanë qenë pranë Kosovës në momentet më kritike dhe më të rëndësishme të çlirimit, pavarësimit dhe shtetndërtimit.



Të tjera
10 shprehitë që e shkatërrojnë trurin
Nderime shtetërore për Qosjen, Haxhiu hap nesër Librin e Zisë
Turqia dhe Britania nënshkruajnë dokumentin e “partneritetit strategjik” për të thelluar lidhjet në siguri dhe tregti