Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur nderime dhe pikëllim për ndarjen nga jeta të mësuesit dhe veprimtarit Osman Jakupi, të cilit dje iu dha lamtumira e fundit.
Në mesazhin e tij, Kurti e vlerësoi Osmanin si mësues të mirë dhe patriot të madh, duke theksuar qëndrueshmërinë e tij në burgjet e Serbisë, edhe pse i plagosur, si dhe kontributin e pashlyeshëm në arsim dhe për kombin shqiptar.
“Kujtimi për të është i paharrueshëm, ashtu sikur kontributi i tij,” thuhet në mesazhin e Kryeministrit.





Të tjera
VLEN i reagon Osmanit: Të japë përgjigje për vitet e kaluara nëpër postet më të larta shtetërore
Raporti i BQK-së i 2025-ës: Konfirmohet stabiliteti financiar, forcimi i integritetit të sistemit financiar
KASTRATI shpërblen klientët në Prishtinë me lojën shpërblyese “Mbushe 15€ – FITO 15€”