Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, që do të nisë sot në Shkup.
Lajmi është konfirmuar për KOHËN nga Zyra e Kryeministrit.
Kurti do të marrë pjesë në darkën e liderëve sonte, ndërsa nesër do të jetë pjesë e panelit të parë që zhvillohet në kuadër të diskutimeve.
Takimi i liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të jenë për Planin e Rritjes.
Plani për Rritje për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliardë eurosh u miratua nga Komisioni Evropian me 8 nëntor 2023. Ai bazohet në katër shtylla: forcimi i integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së; forcimi i integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal; përshpejtimi i reformave fundamentale dhe rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat.
Në këtë Samit do të marrë pjesë edhe Marta Kos, komisionere për Zgjerim e Bashkimit Evropian, ku do të takohet me përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor.



Të tjera
Studimi amerikan thotë se kafeja në mbrëmje nuk ndikon tek gjumi
Studentët mësojnë më mirë nga librat sesa nga ekranet
8 cilësitë që burrat gjejnë tërheqëse, te një grua mbi 30 vjeç