Në përvjetorin e masakrës në Nabërgjan të Pejës, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe për nder të 31 civilëve të pafajshëm të vrarë nga forcat ushtarake e policore serbe.
Kurti tha se burra, gra e fëmijë, nga mosha 13 deri në 95 vjeç, të pambrojtur e të paarmatosur, u vranë vetëm pse ishin shqiptarë dhe donin të jetonin të lirë në tokën e tyre.
“Ky krim u krye nga makineria shtetërore ushtarake e policore, e ideuar dhe e planifikuar në Beograd nga regjimi i Millosheviqit, me synim shfarosjen e popullit shqiptar. Por plani i tyre gjenocidal dështoi. Populli ynë mbijetoi. Ne jemi këtu, të lirë e fitimtar”, tha Kurti.
Ai theksoi se për paqe të plotë, nevojitet drejtësia dhe se pa drejtësi, plagët mbeten të hapura.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka forcuar kapacitetet për hetim dhe ndjekje penale. Prandaj edhe sot i bëjmë thirrje Prokurorisë së Shtetit, në veçanti Prokurorisë Speciale, që të veprojë pa vonesë mbi bazën e dëshmive ekzistuese, që kriminelët të dalin para drejtësisë, qoftë edhe në mungesë” shtoi Kurti.



Të tjera
Ali Dula, zëvendësministër i parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal
Rezoluta e kongresistëve për Kosovën në NATO, Kurti: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundshme të SHBA-së
Shenjat paralajmëruese që jastëku po dëmton shëndetin tuaj