Në kuadër të një vizite zyrtare në Kosovë, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Çështjeve Europiane dhe Bashkëpunimit për Zhvillim i Belgjikës, Maxime Prévot, është pritur në takim nga kryeministri, Albin Kurti.
Gjatë ditës, diplomati belg do të zhvillojë një sërë takimesh edhe me përfaqësues të tjerë të institucioneve të Kosovës.
Ai pritet të takohet me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Po ashtu, në agjendën e tij është edhe një takim me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.



Të tjera
Kurti për çështjen e presidentit: Jemi në komunikim, kur të kemi rezultate do t’ju njoftojmë
Gjumi i tepërt mund të shkaktojë humbje të kujtesës
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë memorandum për mbrojtjen e Lumit Drin