Kreu i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka njoftuar se sot ka pritur në takim kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin. Në këtë takim, Kurti ka treguar se kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, Arbërie Nagavci, do ta çojë emrin e mandatarit për krijimin e Qeverisë tek presidentja e vendit, sipas procedurës ligjore, përcjell KosovaPost.
Basha ka shkruar se Kurti në këtë takim i ka dhuruar edhe një pikturë të realizuar nga Rexhep Selimi në Hagë.
“Me Kryeministrin Kurti nënvizuam edhe nevojën për të proceduar drejt votimit të institucioneve të reja që derivojnë nga Kuvendi i Kosovës. Me këtë rast, Kryeministri më njoftoi se, si Kryetar i partisë më të madhe në vend, Kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! si subjekt fitues i zgjedhjeve, znj. Arbërie Nagavci, do ta dërgojë emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë tek Presidentja e vendit, sipas procedurës ligjore”, ka shkruar Basha.



Të tjera
3 gjuhët që fëmijët duhet t’i mësojnë
Kurti njofton aderimin e Adelina Tërshanit në VV, do të kandidojë për deputete
Shpërthen ish-deputeti i LDK-së: ‘Zgjedhjet nuk fitohen duke futur në listë prostituta politike, maniak seksual e shërbëtor të PDK-VV’