Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim bilateral me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ku ky i fundit e uroi Kurtin për rizgjedhjen e tij si kryeministër i Kosovës.
Takimi u zhvillua në kuadër të Konferencën e Sigurisë në Mynih, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për çështjet e sigurisë dhe politikës globale, ku marrin pjesë mbi 50 krerë shtetesh dhe qeverish, diplomatë dhe ekspertë të fushës së mbrojtjes.
Ky takim i Kurtit me Plenkoviç shënon një tjetër hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve Kosovë-Kroaci dhe bashkëpunimin rajonal në fushën e sigurisë dhe politikës ndërkombëtare.
Gjatë ditës së djeshme, kryeministri Kurti ka zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarë të ndryshëm evropianë dhe ndërkombëtarë, ku në fokus ishin çështjet e sigurisë rajonale, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe zhvillimet aktuale gjeopolitike.



Të tjera
Trump sheh një marrëveshje të mundshme me Iranin brenda “një jave”
Kajsitë të mira kundër kancerit
Goditi me shuplakë Robinho Jr, kërkon falje Neymar: E teprova me reagimin tim