Kurti takohet me Sorensen, flasin për dialogun Kosovë–Serbi dhe integrimin evropian

Kurti takohet me Sorensen, flasin për dialogun Kosovë–Serbi dhe integrimin evropian

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë paradites priti në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen.

Emisari Sørensen e uroi kryeministrin me rastin e formimit të qeverisë së re dhe për mandatin e tij të ri.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, për sundim të ligjit dhe përparimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian, si prioritete të qarta të agjendës sonë qeverisëse dhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë me njohje reciproke.