Takimet në Washington D.C., kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i vazhdoi me senatorin amerikan nga shteti i Michiganit, Gary Peters, njëherësh kryetar i Komitetit të Senatit për Sigurinë Kombëtare dhe Çështjet Qeveritare, transmeron KosovaPost.
Bashkë me Kurtin në takim ishin edhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi dhe ambasadorin e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli.
Sipas njoftimit nga Kryeministria, ata diskutuan për sfidat rajonale dhe për partneritetin e ngushtë Kosovë-SHBA.
“Kryeministri Kurti e njoftoi senatorin Peters për zhvillimin dhe zhvillimet në vend në rrafshin ekonomik, demokratik dhe të sigurisë. E falënderoi për mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për përfaqësimin e komunitetit shqiptar në Michigan”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Gabimet që s’duhet t’i bëni gjatë grimit
Çfarë po ndodh me familjen mbretërore, Harry dhe Meghan po shpërngulen në Amerikë
Ja sa orë duhet të flini sipas moshës që keni