Në një organizim të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, takoi dhe bashkëbisedoi me profesionistë të diasporës që jetojnë e veprojnë atje. Në këtë pritje, i pranishëm ishte edhe ambasadori William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, i cili tha se “Kosova është një shembull i jashtëzakonshëm i demokracisë në qendër të Evropës”.
Në një komunikatë për medie nga Zyra për Informim e Kryeministrit bëhet e ditur se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njoftoi të pranishmit me takimet dhe angazhimet gjatë kësaj vizite në SHBA në kuadër të ‘Javës së Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara’, përfshirë takimet me katër senatorë dhe gjashtë kongresistë, dhe thekset e tij kryesore sa i përket bashkëpunimit Kosovë-SHBA në mbrojtje dhe zhvillim.
Tutje, Kurti theksoi se në katër vite rritja ekonomike ka qenë në mesatare prej 6%, duke mos rënë asnjëherë nën 4%, gjersa janë dyfishuar eksportet dhe investimet e huaja direkte, ka përparuar sektori i teknologjisë së informacionit që tashmë kontribuon në bruto produktin vendor me 6%, është rritur për 50% toka bujqësore që punohet, janë rritur eksportet dhe janë ndërmarrë investime të rëndësishme edhe në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë.



Të tjera
Ushqimet që shkaktojnë kapsllëk
Si ta kapërceni një ndarje? Përjetojeni fundin e një marrëdhënieje si një mundësi për veten tuaj
Disa probleme shëndetësore mund të dallohen nga sytë