Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se është e lehtë të verifikohet se për çfarë ka folur ajo me Milan Radojiçiqin. Ajo shprehet se ka biseduar vetëm për Marrëveshjen e Energjisë me terroristin e shumëkërkuar, raporton Ekonomia Online.
Ajo po ashtu thotë se vetëm një herë ka biseduar me Radoiçiqin, dhe atë në gjuhën shqipe. Tutje, ajo shton se lidhur me këtë rast, kërkon ekspertizë të thellë.
Ndërsa, për Listën Serbe, Kusari-Lila shprehet se është organizatë kriminale.
“Është për keqardhje që duhet të mbaj me kundëragumentim për një person me precedent kriminal, siç është edhe rasti i z.Simiq kur po pyetem për deklarimet e tij. Ai ka qenë dhe vazhdon të jetë në agjendë të kriminelit, po i jepet hapësirë kaq e madhe, nuk po mund të dëmtohet pozita, me incizime të fabrikuara po synohet. Pyeteni Prokurorinë ku është rasti me kallëzimin penal, provat shtesë do të dorëzohen sot me fabrifikime të mëtutjeshme, me të gjithë ata që janë pjesë e kësaj, do të shihemi në gjykatë. Me një njeri, gënjeshtar, dhe mënyrën se si po e manipulojnë opinionin, Lista Serbe ka tregu që është organizatë kriminale, dhe po i jepet hapësirë duke kërkuar argumentim nga ana e tij. Ata ka dy vite që nuk janë në Kuvendin e Kosovës, kjo është arsyeja e gjithë kësaj lufte, po bëhet që ata të futen në Kuvend përmes formave të luftës hibride, që kanë të bëjnë me fabrifikim të materialeve”.
“Edhe një herë po e ritheksoj, vetëm një bisedë ka ndodhur me Radojiçioq në gjuhën shqipe, i qëndroj prapa, ajo që kam dëgjuar dje është e ndërtuar, zëri im mund të ngjitet me pyetjet që ai i ka bërë dhe janë të incizuara pastaj. Unë nuk kam folur në telefon për ligjin për Pagën Minimale apo Gjykatën Kushtetuese. Biseda tjetër në gjuhën shqipe, ai ka qenë në arrati, është e vërtetë, kur ai ka insistu me lëshu, ideja ka qenë e garancës se nuk do të ketë talshe në veri, për të cilat më pas nuk ka pasur asnjë aksion, as ‘follow-up’. Pas një jave, e ka sjellë një letër kërcënuese, me të cilën ka përfundu çdo komunikim me Listën Serbe”.
Të tjera
Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi
“Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi” – Pse u ndalua kënga “Mora Fjalë” në stadiumet shqiptare?
Të arrestuarit nga Gjykata Speciale dërgohen në Hagë