Kusari-Lila dhe Haskuka shqyrtojnë hapat konkretë për zhbllokimin e Parkut të Biznesit 80-hektarësh që mbeti peng i PDK-së

Kusari-Lila dhe Haskuka shqyrtojnë hapat konkretë për zhbllokimin e Parkut të Biznesit 80-hektarësh që mbeti peng i PDK-së

Deputeti dhe kandidati për deputet nga Lëvizja VETËVENDOSJE me numër 50, , ka deklaruar se Parku i Biznesit në Prizren vazhdon të mbetet jofunksional për shkak të mungesës së veprimeve nga Komuna e Prizrenit, e udhëhequr nga PDK-ja.

Haskuka bëri të ditur se gjatë ditës ka zhvilluar një takim me ministren në detyrë, , me të cilën ka diskutuar për zhvillimet ekonomike dhe politike në vend, me fokus të veçantë te Parku i Biznesit në Prizren.

Sipas tij, bëhet fjalë për parkun më të madh të prodhimtarisë në Kosovë, me një sipërfaqe prej 80 hektarësh, për të cilin tha se gjatë mandatit të tij si kryetar i Prizrenit janë realizuar investimet e nevojshme infrastrukturore për ta bërë funksional.

“Parku i Biznesit është gati që nga viti 2021 për zhvillimin e ekonomisë së Prizrenit dhe të gjithë Kosovës, por deri më sot kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për funksionalizimin e tij”, ka shkruar Haskuka.

Ai shtoi se në këtë park do të mund të punësoheshin qindra qytetarë, ndërsa akuzoi qeverisjen lokale të PDK-së për neglizhencë ndaj nevojave të bizneseve.

Haskuka bëri të ditur se ministrja Kusari-Lila e ka informuar se deri më tani Komuna e Prizrenit nuk ka dërguar asnjë kërkesë në ministri për shpalljen e Parkut të Biznesit si “Zonë Industriale”.

Sipas tij, bizneset prizrenase dhe ato vendore po përballen me mungesë të hapësirave adekuate për investime, derisa projekti vazhdon të mbetet i paaktivizuar.

Në fund, ai tha se bashkë me Kusari-Lilën kanë diskutuar për hapat konkretë që mund të ndërmerren nga Qeveria për funksionalizimin e parkut, pavarësisht, siç u shpreh ai, “bllokadës nga Komuna e Prizrenit”.