U raportua se së paku në një pikëkalim kufitar është hequr ndalesa e mallrave serbe – në Merdarë.
Por Shefja e Grupit la të kuptojë që, për sa ajo është në dijeni, ndalesa është ende në fuqi dhe se nuk shfuqizohet pa u vendosur “mekanizmat e sigurisë…siç janë skenerët”.
“Masa është në fuqi që nga qershori (i vitit të kaluar)”, tha Kusari-Lila në prononcim për gazetarë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
“Derisa të krijohen mekanizmat e sigurisë ne mund të themi që Kosova e mban në fuqi (ndalesën e mallrave serbe)”, tha ajo, derisa u thirr në atë që ka bisedime për marrje të skenerëve me Rreze X me aleatët e Kosovës.



Të tjera
Arsyet pse shëndeti mendor keqësohet afër festave të fundvitit
Reagon vajza e Heroit të Kombit, Tahir Sinani: “Taulant Balla ma vr@u për së dyti babën, kërko falje publike”
Inspektorati Qendror i Tregut kryen aksione për prandalimin e shitjeve të cigareve elektronike te të miturit