Disa vite më parë, dyshja Noizy dhe Enca shkaktuan bujë në showbizz-in shqiptar me bashkëpunimet e tyre të suksesshme.
Por në vitin 2017, pas një periudhe të gjatë miqësie dhe punë të përbashkët, dyshja vendosën të ndajnë rrugët dhe që nga ajo kohë nuk janë parë së bashku në asnjë projekt të ri.

Këngëtarja Enca ka bërë një lëvizje të befasishme në llogarinë e saj në Instagram, duke ndarë një nga hitet e saj në bashkëpunim me Noizyn.
Postimi në fjalë nuk është i rastësishëm, ai vjen për të shënuar një përvjetor: 10 vjet nga publikimi i këngës “Ata nuk e dinë”.

Ky bashkëpunim kishte bërë bujë në kohën e daljes së saj dhe vazhdon të mbetet një nga këngët më të dëgjuara të dy artistëve.
Përkujtimi nga Enca ngre pyetje nëse ky akt është një sinjal i një mundësie për rregullimin e marrëdhënieve mes saj dhe Noizyt.

Të tjera
Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tri vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet
Xheneta: Jam e lënduar, ndjenjat e Gjestit nuk kanë qenë të sinqerta – nuk do të hyj e as nuk do të përballem me të në Big Brother Albania
Xheneta Fetahu thyen heshtjen, flet për herë të parë pas daljes nga Big Brother: Kam qenë e vërtetë, edhe pse kam bërë gabime