Kuvendi i Mitrovicës së Veriut shpall qytetar nderi Veton Elshanin

Kuvendi i Mitrovicës së Veriut shpall qytetar nderi Veton Elshanin

Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut, sot në një seancë solemne, shpalli qytetar nderi zëvendësdrejtorin e Drejtorisë Rajonale Mitrovicë Veri të Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

Po ashtu, u ndanë mirënjohje për qytetarët që dhanë kontributet e tyre në arsim, kulturë dhe rini.

“Sot përulemi me respekt para atyre që me punë dhe përkushtim kanë kontribuar në arsim, kulturë, sport dhe në mirëqenien tonë”, tha kryesuesi i Kuvendit Komunal, Nexhat Uglanin.

Ju përgëzoj për këtë seancë solemne, shpresoj të vazhdojë edhe në vitet e tjera” – tha tutje kryetari i Rinisë në Mitrovicë, Lorik Hysenaj.

Përpara se të fillonte seanca solemne, u mbajt edhe një seancë e jashtëzakonshme, në të cilën kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut kishte bërë propozim-vendim për këmbim të pronave të paluajtshme si dhe financimin e ndërtimit të çerdhes.

Ky propozim u votua nga Kuvendi i Mitrovicës së Veriut.