Fiku i detit është një bimë frutore tradicionale me emrin botanik Opuntia Ficus Indica që i përket familjes së kaktusit.
Fiku i detit që të huajt e njohin si “dardha me gjemba” është edhe frut, edhe perime. Gjethet e gjelbra e të mëdha që përdoren në gatime, për shkak të përmbajtjes së ulët të kalorive konsiderohen si perime. Ndërkohë që kokrrat që çel bima konsiderohen fruta.
I gjithë fiku është i pasur me shumë vlera ushqimore. Në Shqipëri, fiku i detit është rritur kryesisht në gjendje të egër, por gjithashtu kultivohet sidomos në zonat me diell dhe ngrohtësi të vendit.
Përfitimet që sjell fruti për shëndetin e njeriut:
1. Lufton inflamacionin
2. Fuqizon sistemin imunitar
3. Është i pasur me antioksidantë
4. Lufton kolesterolin
5. Lufton diabetin
6. Përmirëson tretjen
7. Është i pasur me minerale dhe vitamina
8. Ushqim me pak kalori
9. Ndihmon në trajtimin e sëmundjeve të prostatës
10. Mbrojnë neuronet



Të tjera
Kaq kafe duhet të pini në ditë nëse dëshironi të mos shtoni peshë
Sulm me armë në shkollë në Turqi, 16 të plagosur, autori vret veten
Deputetët flasin për të arriturat e Ushtrisë së Kosovës, Simiq e lëshon mbledhjen