Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Engel

Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Engel

Kuvendi i Kosovës do të mbajë tri seanca këtë javë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e Parlamentit, Albulena Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë.

Ajo tha se seanca e parë mbahet të enjten me fillim të orës 10:00, ndërkaq dy të tjera të premten, njëra ndër to solemne për Eliot Engel, kongresistin i cili vdiq më 10 prill, njofton Klankosova.tv.

“Kemi vendosur që t’i mbajmë tri seanca të Kuvendit, secila prej tyre është me rëndësishme se tjetra, kemi obligime para qytetarëve. Me këtë rast e para mbahet më 23 prill nga ora 10:00, tjerat mbahen të premten, një dedikuar për Eliot Engel si seancë solemne, tjetra me pika të rendit të ditës, Bordin e RTK-së dhe KPM-së dhe të tjera si këto”, tha Haxhiu, njofton Klankosova.tv.