Alberit Sopa është fituesi i lojës shpërblyese në vlerë prej 10 mijë euro, i cili qëlloi më për së afërmi numrin e banorëve të Kosovës.
Loja shpërblyese ishte shpallur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Ai kishte supozuar se numri total do të jetë 1 milion e 586 mijë 640, duke iu afruar më së shumti të dhënave pas përfundimit të regjistrimit të popullsisë.
Nga regjistrimi i popullsisë Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë.
Loja shpërblyese ishte e hapur në platformën “e-Kosova”, derisa numri total i pjesëmarrësve në Lojën Shpërblyese ishte 23 mijë e 494.



Të tjera
Gjërat që duhet t’ia thoni fëmijës para se të nisë shkollën
Detajet që dallojnë shqetësimin nga ankthi
Tri arsye pse nuk duhet të besojmë në dashuri në shikim të parë