Lamine Yamal nuk pritet të luaj sonte ndaj Kepit të Gjelbër, de La Fuente e kursen yllin – Ekonomia Online

Lamine Yamal nuk pritet të luaj sonte ndaj Kepit të Gjelbër, de La Fuente e kursen yllin

Dy nga kombëtaret që konsiderohen ndër favoritët kryesorë për triumfin në Kupën e Botës, Spanja dhe Belgjika, do të zhvillojnë ndeshjet e tyre të para në turne, me disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror që pritet të jenë protagonistë.

Kombëtarja e Spanjës do të përballet me Kepin e Gjelbër në Atlanta, në një ndeshje ku spanjollët konsiderohen favoritë të mëdhenj për të siguruar tri pikët e para.

Trajneri Luis de la Fuente ka marrë lajme pozitive para kësaj sfide, pasi në dispozicion do të ketë të gjithë futbollistët kryesorë.

Víctor Munoz, Nico Williams dhe supertalenti Lamine Yamal janë rikuperuar nga dëmtimet dhe janë të gatshëm për debutimin në Botëror.

Megjithatë, sipas mediave spanjollenuk përjashtohet mundësia që tekniku spanjoll të pushojë disa prej lojtarëve kryesorë, duke pasur parasysh ritmin e ngjeshur të garës.

Vëmendja më e madhe e tifozëve dhe mediave do të jetë te Lamine Yamal, i cili konsiderohet si një nga talentet më premtuese të futbollit botëror, mirëpo selektorit pritet që ta lë atë në bankën rezervë në menyrë që të mos rrezikoj ndonjë lëndim eventual të tij.

Sulmuesi 18-vjeçar i Barcelonës shihet nga shumë ekspertë si një prej emrave që mund të pasojë epokën e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Në anën tjetër, në Grupin G, Belgjika do të përballet me Egjiptin në Seattle, në një duel që sjell përballë dy prej yjeve më të mëdhenj të futbollit ndërkombëtar, Kevin De Bruyne dhe Mohamed Salah.

Mesfushori belg, Kevin De Bruyne, vazhdon të mbetet lideri i kombëtares së tij pavarësisht moshës 34-vjeçare.

Nga ana tjetër, Mohamed Salah mbetet figura kryesore e Egjiptit dhe shpresa më e madhe e kombëtares afrikane.

Me emra si Yamal, De Bruyne dhe Salah në qendër të vëmendjes, tifozët presin që ndeshjet e para të Spanjës dhe Belgjikës të dhurojnë spektakël dhe emocione në Kupën e Botës.