Barcelona dhe Lamine Yamal kanë arritur marrëveshje për një kontratë të re për 17-vjeçarin, sipas disa raportimeve të ndryshme.
Adoleshenti pati një rritje të shpejt në botën e futbollit dhe blaugranasit tanimë e konsiderojnë atë si një gurthemel të së ardhmes së tyre.
Agjenti i tij Jorge Mendes ishte në Barcelonë të hënën për të diskutuar disa çështje të transferimeve me klubin, por kontrata për Lamine Yamal ishte në krye të agjendës.
Kjo çështje ishte diskutuar publikisht që nga dhjetori, por Lamine Yamal gjithmonë kishte siguruar se nuk do të largohej nga Barcelona.



Të tjera
Pse ndryshimi i orës sot gjatë natës mund të na bëjë keq?
10 zakone të përditshme që i bëjmë gabim
Këta artikuj janë shpëtim, ndalin thartirën menjëherë