Akademia Suedeze ka shpallur shkrimtarin hungarez László Krasznahorkai si fituesin e Çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2025, “për veprën e tij bindëse dhe vizionare që, në mes të terrorit apokaliptik, riafirmon fuqinë e artit”.
Krasznahorkai njihet si një nga zërat më të fuqishëm të letërsisë bashkëkohore evropiane, me një stil të dendur dhe hipnotik që ndërthur absurditetin, groteskun dhe një reflektim të thellë filozofik.
I krahasuar shpesh me Kafka-n dhe Thomas Bernhard-in, ai shtrihet përtej traditës së Evropës Qendrore, duke marrë frymëzim nga kultura dhe estetika e Lindjes, veçanërisht Japonia dhe Kina.
Ndër veprat më të rëndësishme të tij janë romani “Sátántangó”, “The Melancholy of Resistance”, si dhe përmbledhja e jashtëzakonshme “Seiobo There Below”, një meditim i thellë mbi bukurinë, artin dhe përkohshmërinë. Në këtë të fundit, një nga skenat më të paharrueshme është ajo e një çafke të bardhë në lumin Kamo të Kiotos, që bëhet metaforë e pozitës së padukshme dhe të vetmuar të artistit në botën moderne.



Të tjera
Selami Kolonja publikon këngën e re patriotike “Toka e Zjarrit”
Trump urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën
Kafeina, e mirë apo e dëmshme?