Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar koalicionin me Nismën në Komunën e Fushë-Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur kandidati i LDK-së për kryetar të kësaj komune, Besnik Osmani.
“Vazhdojmë me NISMËN drejt fitores!Së bashku për qytetarët dhe të ardhmen e komunës sonë”, ka deklaruar ai.
Ndryshe, dy kandidatët për kryetar të kësaj komune, Besnik Osmani LDK, dhe Valon Prebreza LVV, do të përballen në balotazh.
Zgjedhjet lokale janë mbajtur më 12 tetor.



Të tjera
Përdorimi i muzikës si ndihmë për gjumë
Zyrtare: Sandro Tonali i bashkohet Tottenhamit
Marco Rubio fotografohet me dy fëmijë kosovarë në festën e Pavarësisë së ShBA