Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar sot me Presidenten Vjosa Osmani për të diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe ndërkombëtare me rëndësi për Kosovën.
Gjatë takimit, Abdixhiku u informua për iniciativën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për themelimin e Bordit të Paqes, një nismë që synon forcimin e stabilitetit, dialogut dhe paqes, si dhe përmirësimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
Ai i shprehu Presidentes Osmani mbështetjen e plotë të LDK-së për këtë iniciativë, duke theksuar se forcimi i paqes, aleancave — veçanërisht me Shtetet e Bashkuara — dhe rolit ndërkombëtar të Kosovës duhet të jenë prioritet.
LDK, sipas Abdixhikut, mbetet e përkushtuar ndaj orientimit euroatlantik dhe bashkëpunimit të ngushtë me aleatët strategjikë.



Të tjera
Erdogan pret në takim në Ankara shefin e NATO-s
“E pabesueshme por e vërtetë: Ronaldo dhe djali i tij drejt debutimit historik në të njëjtën fushë!”
Përfitimet nga gjumi i rregullt