Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu, ka folur lidhur me Ligjin për Amnistinë, duke e cilësuar si një kompromis të dëmshëm që ka prodhuar pasoja të rënda për sigurinë në vend.
Në një konferencë për media, Kryeziu deklaroi se ky ligj ishte rezultat i marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, të arritur më 27 qershor 2013, e njohur si marrëveshja e Brukselit, e cila sipas saj u udhëhoq nga Daçiq.
Ajo tha se kjo marrëveshje, që hapi rrugë për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përfshinte edhe obligimin për amnistimin e personave të përfshirë në krime të rënda në veri të Kosovës.
“Ligji për amnisti nuk ka bërë asgjë për vendin tonë. Ishte një kompromis i dëmshëm dhe një gabim historik, sepse përveç që u falën krimet, ai ligj i hapi rrugë edhe grupeve kriminale që të vazhdojnë aktivitetet e tyre, të mbështetura nga Serbia”, tha Kryeziu.



Të tjera
Trump sheh një marrëveshje të mundshme me Iranin brenda “një jave”
Kajsitë të mira kundër kancerit
Goditi me shuplakë Robinho Jr, kërkon falje Neymar: E teprova me reagimin tim