Ramiz Lladrovci ka ftuar qytetarët të dalin e të votojnë, sepse, votimi e përcakton të ardhmen e tyre.
Postimi i Lladrovcit:
Të dashur bashkëqytetarë,
Ka mbetur edhe pak kohë dhe mundësia juaj për të ushtruar të drejtën dhe detyrën tuaj më të rëndësishme qytetare: Votimin!
Mos e humbni këtë mundësi!
Përfaqësimi dhe vendimet që do të merren për katër vitet e ardhshme varen nga çdo votë, duke përfshirë edhe votën tënde.
Dil dhe voto pa humbur kohë!
Merr me vete dokumentin e identifikimit dhe drejtohu te Qendra jote e votimit.
Mos e lër për minutën e fundit!
Përdore votën tënde!
Përcakto të ardhmen tënde!



Të tjera
PDK ngre alarmin! Haxhiu dhe Kryeziu ankohen në PZAP: “Rezultatet e KQZ-së janë të pasakta”
Barcelona heq dorë nga Julian Alvarez? Harry Kane del papritur në skenë
SHBA-ja dhe Irani bien dakord të ndalin armiqësitë, takohen në Katar për Ngushticën e Hormuzit