Lladrovci në Gllanasellë: Me atdhetarë të përkushtuar pas tubimit në shesh, presim vendim të drejtë për heronjët tanë

Lladrovci në Gllanasellë: Me atdhetarë të përkushtuar pas tubimit në shesh, presim vendim të drejtë për heronjët tanë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, shkruan se pas tubimit në sheshin “Skënderbeu”, “me shokë e miq, atdhetarë e kontribues të shtetformimit e shtetndërtimit, me atdhetarë të përkushtuar institucionalë gjatë dekadave, nga të gjitha trojet tona, në Gllanasellë, me mikpritje sipas traditës, kujtuam dhe vlerësuam ngjarjet madhore që përcollën ditën e sotme”.

“Si çdo ditë, uruam që sa më shpejt, Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexha dhe të tjerët, të kthehen fitimtarë në Kosovën tonë”, shkruan Lladrovci.

“Këtu, në Drenas, në zemrën e Kosovës, presim vendim të drejtë, pafajësinë për heronjtë tanë të luftës dhe paqes, duke qenë mirënjohës për familjet e dëshmorëve, martirëve dhe çlirimtarët nga të gjitha trojet etnike”, shkruan tutje ai.

Postimi i plotë: