Pas fillimit të paraqitjes së fjalëve përfundimtare nga palët në Dhomat e Specializuara në Hagë, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar duke mbrojtur ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lladrovci e përshkruan gjyqin si “të padrejtë dhe të pabesueshëm”, duke theksuar se ai është bazuar në prova të marra nga shteti që ai e quan gjenocidal, si dhe në akuza të fabrikuara dhe dëshmitarë të pabesueshëm, përkundër luftës së drejtë të shqiptarëve të Kosovës, sipas tij, në pajtim me normat ndërkombëtare dhe me bashkëpunim të ngushtë me NATO-n.
Lladrovci i quan Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe të tjerët sinonim të luftës së drejtë dhe drejtues të shtetit të Kosovës, duke u shprehur se i vetmi vendim i drejtë është shpallja e pafajësisë së tyre.
Ai shton se drejtësia ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së është pjesë e pandashme e themeleve të shtetit të Kosovës, e vlerave të aleancës historike me NATO-n dhe SHBA-në, si dhe e drejtës për të qenë një shtet demokratik dhe burim paqeje dhe sigurie rajonale.
“Lirimi i heronjve tanë të luftës dhe paqes është i vetmi vendim i drejtë, andaj presim që ata të dalin fitimtarë nga kjo betejë e fundit për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj”, shkruan Lladrovci.



Të tjera
Partneriteti Kosovë–EBA po thellohet si aleancë vizioni
Siria dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje gjigante në Damask
Distria Krasniqi merr të artën në Paris