Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka folur lidhur me mungesën e familjes Jashari në ceremoninë e varrimit të Haxhi Thaçit, babait të ish-Presidentit Hashim Thaçi.
Lladrovci, i cili mori pjesë në varrim, tha se megjithëse kishte angazhime jashtë vendit, i anuloi ato për të qenë prezent në këtë ceremoni.
“Sot, është mbajtur ceremonia e varrimit të Haxhi Thaçit dhe me dhimbje, mora pjesë në këtë ceremoni, megjithëse kisha agjendë jashtë vendit, të gjitha i anulova për të qenë aty”, u shpreh ai.
Ai theksoi se agjenda mund të kishte qenë një pengesë për mospjesëmarrjen e familjes Jashari, ndërsa shtoi se pjesëtarët e kësaj familjeje gjithmonë kanë vlerësuar traditën dhe mund të vizitojnë për ngushëllime gjatë tri ditëve të para pas varrimit.
“Sot, është mbajtur ceremonia e varrimit të Haxhi Thaçit dhe me dhimbje, mora pjesë në këtë ceremoni, megjithëse kisha agjendë jashtë vendit, të gjitha i anulova për të qenë aty. Agjenda ka mundur të jetë pengesë për mospjesëmarrje në varrim, ndërsa sa i takon reagimit, mendoj se pjesëtarët e familjes Jashari i japin përparësi traditës. Gjatë tri ditëve sa zgjat e pamja, pres të shkojnë për ngushëllime edhe anëtarë të familjes Jashari”, deklaroi Lladrovci.
Ai përfundoi duke thënë se nuk dëshiron të besojë se ka diçka të qëllimshme në mospjesëmarrjen e familjes Jashari në këtë ngjarje të rëndë.
- “Ashtu siç pres të shkojnë për ngushëllime edhe tre krerët më të lartë të shtetit, megjithëse nuk kanë qenë në ceremoninë e varrimit. Në këto ditë të rënda për familjen Thaçi dhe të gjithë neve që e njohim e nderojmë familjen dhe ish Presidentin Thaçi, nuk dua ta besoj se ka diçka të qëllimshme për të mos qenë bashkë në dhimbje”, përfundoi Lladrovci.



Të tjera
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit
Xhudistja Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026
Konsumimi i tepërt i sheqerit mund të dëmtojë shëndetin mental