Lookman e ngushton epërsinë e Barçës, Atletico udhëheq në rezultatin e përgjithshëm – Ekonomia Online

Lookman e ngushton epërsinë e Barçës, Atletico udhëheq në rezultatin e përgjithshëm

Ademola Lookman e ka vënë emrin e tij në listën e golashënuesve, në ndeshjen e sontme ndaj Barcelonës, e cila po luhet në kuadër të ndeshjes së kthimit në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone fitoi 2-0 në “Camp Nou”, teksa në “Metropolitano” pësoi dy gola për 20 minuta.

Mirëpo tashmë Atletico e ka rikthyer epërsinë në rezultatin e përgjithshëm, me golin e shënuar nga nigeriani Lookman.

Lookman iu kundërpërgjigj golave të shënuar nga Lamine Yamal në minutën e katërt dhe Ferran Torres në minutën e 24-të.

Nigeriani shënoi në minutën e 31-të për 1-2.

Rezultati momental sonte në Madrid është 2-1 për Barcelonën, teksa ai i përgjithshmi është 3-2 për Atleticon.