Luis Enrique i kërkon Al-Khelaifit transferimin e yllit të Liverpoolit si ‘dhuratë’ për kontratën e re

Luis Enrique dëshiron transferimin e një super ylli tek Paris Saint-Germaini mes raportimeve se ai po shtyn për një lojtar të Liverpoolit.

Enrique ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare kur ai u emërua trajner i PSG-së në vitin 2023 dhe tani do të futet në vitin e tij të fundit të marrëveshjes.

Ani pse nuk ka pasur ndonjë konfirmim zyrtar nga klubi ose Enrique, Le Parisien ka bërë me dije se spanjolli tashmë ka nënshkruar kontratën e re.

Një marrëveshje deri në vitin 2027 është sugjeruar dhe një raportim i ndarë bën me dije se ish-tekniku i Spanjës dhe i Barcelonës dëshiron një nënshkrim të madh.

Pas largimit të Kylian Mbappes në verë në drejtim të Real Madridit, ekipi momental i PSG-së nuk mbështetet më në lojtarë individualë.

Por mediumi spanjoll Fichajes ka raportuar se Enrique dëshiron transferimin e Mo Salah tek Parisi pasi ekipit të tij po i mungon finalizimi i rasteve dhe egjiptiani i cili ka shënuar 217 herë në 359 ndeshje, mund ta zgjidhë këtë problem.

Së bashku me Trent Alexander-Arnold dhe Virgil Van Dijk, kontrata e egjiptianit do të skadojë verën e vitit të ardhshëm dhe Liverpooli janë të etur për ta zgjatur tutje bashkëpunimin.

PSG-ja do të ishte në gjendje t’i ofronte Salahut një pagë të majme dhe t’i prezantojnë atij mundësinë për të vazhduar që të luajë në një nivel të lartë në Evropë.