Pas dështimit për formimin e Qeverisë së re, Lëvizja Vetëvendosje ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e seancës së re. Burimet e RTV21 mirë të konfirmuara brenda LVV-së na bëjnë me dije se deputetët e këtij subjekti politik synojnë që t’i mbledhin 40 nënshkrime që janë të domosdoshme për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë së re.
Pas dështimit për formimin e Qeverisë, LVV-ja ditë më parë e ka konfrmuar zyrtarisht se ky subjekt politik nuk do të dërgojë kandidat tjetër për të mandatuar tek presidentja Vjosa Osmani, përveç Albin Kurtit.
Por, sipas Kushtetutës pas dështimit të mandatarit të parë për sigurimin e votave të nevojshme për formimin e Qeverisë, Albin Kurti nuk mund të mandatohet për herë të dytë.



Të tjera
Pas kritikave, Alban Skënderaj flet për herë të parë për protestat në Shqipëri
Karakteristikat e një nëne perfekte
Me cilat sporte të reja do të paraqitet Kosova në Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”?