Manchester City ka njoftuar zyrtarisht se do të ndërtojë një statujë për trajnerin legjendar Pep Guardiola, si falënderim për sukseset historike që ai solli në klub.
Sipas njoftimit të klubit anglez, statuja do të vendoset në hyrje të tribunës së re që do të mbajë emrin “The Pep Guardiola Stand” në Etihad Stadium.
Ky vendim vjen si vlerësim për epokën më të suksesshme në historinë e Manchester Cityt, me Guardiolën që fitoi disa tituj të Premier League, UEFA Champions League dhe shumë trofe të tjerë gjatë periudhës së tij në krye të skuadrës.
Kujtojmë se Manchester City sot njoftoi se Pep Guardiola do të largohet nga klubi në fund të sezonit.



Të tjera
KE mirëpret propozimin për afrimin e Ballkanit dhe Ukrainës me BE-në
Ministri Hoxha: Shtetasi shqiptar, Goxhaj, pjesëmarrës në flotiljen “Sumud”, është rrugës për në atdhe
Supremja refuzon ankesën e Listës Serbe për certifikimin e dhjetë kandidatëve për deputetë