Gazetari i famshëm i futbollit, Fabrizio Romano, ka njoftuar tashmë se transferimi i Elliot Anderson te Manchester City është arritur përfundimisht.
Lajmi vjen në mes të Kupës së Botës, ku Anderson po luan me ekipin kombëtar të Anglisë dhe është bërë një anëtar i domosdoshëm i formacionit të “Tre Luanëve”.
Anderson bëri përshtypje me performancat e tij për Nottingham Forest sezonin e kaluar, duke marrë një thirrje nga trajneri Thomas Tuchel, dhe tani është koha për një transferim në karrierë.
Romano thotë se kompensimi që City do t’i paguajë Forestit për transferimin e Andersonit, është 135 milionë euro, ku me bonuse, mund të shkojë deri në 150 milionë euro, teksa testet mjekësore do të mbahen në SHBA.
City do të thyejë kështu rekordin për shumën e kompensimit të paguar për një lojtar të vetëm, pasi rekordi më parë mbahej nga Jack Grealish, i cili u pagua 117.5 milionë euro te Aston Villa.
Përveç kësaj, transferimi i Anderson pritet ta thyej edhe rekordin e Ligës Premier, i cili mbahet nga transferimi i Alexander Isak nga Newcastle te Liverpool për 140 milionë euro.
Anderson është 23 vjeç, ai u rrit në Newcastle, nga të cilët u transferua te Forest në vitin 2024 për 41 milionë euro, dhe tani ish-kampioni i Evropës po mbush arkën e tij me transferimin e tij te City.
Deri më tani, Anderson ka bërë 11 paraqitje për ekipin kombëtar të Anglisë.



Të tjera
Rizvanolli: Kosova nuk ka refuzuar gazin amerikan, por ka zgjedhur zgjidhje më praktike dhe ekonomike
Messi e kryeson garën për “Këpucën e Artë”, Mbappé, Haaland dhe Vinicius i qëndrojnë pranë
Si t’i largoni puçrrat?