Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, foli për herë të pari kërkesës së degëve të kësaj partie në Pejë dhe Lipjan si dhe degës së dytë në Prishtinë për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut.
Ajo tha se kur qëllimi është i drejtë, asnjë rrugë nuk është tepër e vështirë për t’u kaluar bashkë.
Osmani shpërndau në Facebook disa fotografi nga takimi që ka zhvilluar me Abdixhikun në Viti, ku morën përkrahjen e Degës së LDK-së.
“Falënderuam dje strukturat e LDK-së në Viti për punën e angazhimin e vazhdueshëm dhe për qëndrimet e qarta e mbështetëse. Kur qëllimi është i drejtë, asnjë rrugë nuk është tepër e vështirë për t’u kaluar bashkë”, shkroi Osmani.



Të tjera
Rizvanolli: Kosova nuk ka refuzuar gazin amerikan, por ka zgjedhur zgjidhje më praktike dhe ekonomike
Messi e kryeson garën për “Këpucën e Artë”, Mbappé, Haaland dhe Vinicius i qëndrojnë pranë
Si t’i largoni puçrrat?