Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar sot një takim zyrtar me Komandantin e Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli (Allied Joint Force Command Naples), Admiral Stuart Benjamin Munsch, transmeton KosovaPost.
Gjatë takimit, u diskutua mbi gjendjen aktuale të sigurisë në Kosovë dhe më gjerë në rajon, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në fokus të bisedës ishte edhe forcimi i bashkëpunimit të ndërsjellë me misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.
Maqedonci falënderoi Admiral Munsch për përkrahjen e vazhdueshme të NATO-s dhe për kontributin e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend. Ai vlerësoi se bashkëpunimi i ngushtë me KFOR-in është kyç për stabilitetin e Kosovës dhe rajonit.
Në këtë takim, Maqedonci i shprehu mirëseardhje dhe suksese në detyrë edhe komandantit të ri të KFOR-it, Gjeneralit turk Ozkan Ulutaş, i cili është rizgjedhur për të udhëhequr këtë mision.



Të tjera
Në këto vende mund të kaloni pushime të lira, nuk mungon edhe Shqipëria
Vlerat ushqyese të fikut të detit
10 burimet kryesore të stresit te fëmijët