Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me ftesë të Forumit të Sigurisë së Varshavës po merr pjesë në punimet e forumit, një prej ngjarjeve më të rëndësishme ndërkombëtare të sigurisë në Evropë, përcjell KosovaPost.
Në një postim në ‘Facebook’, Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se në kuadër të këtij forumi ministri Maqedonci do të jetë folës në panelin me titull “Të lidhur por të mbrojtur: shtylla digjitale e demokracisë modern”.
“Sesioni i këtij viti është fokusuar në veçanti në sfidat e shumëfishta dhe komplekse të sigurisë me të cilat po përballet kontinenti ynë, duke filluar nga kërcënimet konvencionale tek sulmet kibernetike, dezinformimi dhe lufta hibride”, thuhet në postim.
Tutje njoftohet se në margjinat e kësaj konference, përveç pjesëmarrjes në sesionet punuese, ministri Maqedonci do të realizojë edhe takime bilaterale me homologë si dhe përfaqësues të tjerë politikë dhe ushtarakë të vendeve partnere.
“Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet aleatëve dhe partnerëve që përfaqësojnë vlerat e njëjta demokratike është thelbësor për frenimin e kërcënimeve që vijnë nga regjimet autokratike”, thuhet në fund të postimit.



Të tjera
Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekti do t’i jepet Danimarkës për të burgosurit
Të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc dalin para gjykatës, sot priten fjalët hyrëse të palëve
Neymar mund të tërhiqet nga futbolli pas eliminimit të Brazilit