Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mori pjesë në takimin e 35-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, të mbajtur në Selinë Qendrore të NATO-s në Bruksel.
Në këtë takim, ku morën pjesë rreth 50 ministra të mbrojtjes nga vendet anëtare të NATO-s dhe shtetet partnere, u diskutua për zhvillimet më të fundit të sigurisë dhe situatën në Ukrainë.
Gjatë takimit, të udhëhequr nga ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte dhe Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Dan Jarvis, u rikonfirmua mbështetja e palëkundur për Ukrainën në mbrojtjen e sovranitetit, lirisë dhe integritetit të saj territorial përballë agresionit rus.
Në margjinat e këtij takimi, ministri Maqedonci zhvilloi diskutime të frytshme me zyrtarë të NATO-s dhe me ministra të mbrojtjes nga vendet partnere, me fokus në bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sfidat aktuale të sigurisë.



Të tjera
“Superpuna për Gratë”, kryeminsitri njofton skemën e re për punësimin e grave
Përse molisemi pas pushimeve verore?
Grabitësit me maska marrin rreth 2,500 euro në pompë derivatesh