Margot Robbie në skenën ikonike nga filmi “Wolf Of Wall Street”: Kisha frikë se do ta lëndoja DiCaprion

Në një nga momentet më të shquara të filmit “Wolf Of Wall Street”, me regji të legjendarit Martin Scorsese, aktorja Margot Robbie kishte frikë se mos e lëndonte bashkë-yllin e saj Leonardo DiCaprio.

Kjo dramë filmike, e frymëzuar nga ngjarjet e jetës reale të Jordan Belfort, të luajtur nga Leonardo DiCaprio, eksploron botën e mashtrimit dhe korrupsionit në ‘Wall Street’ gjatë viteve 1990, ndërsa Robbie luan gruan e tij imagjinare, Naomi Lapaglia.

Në një intervistë për Vogue, Robbie pranoi shqetësimin e saj se mund të lëndonte pa dashje DiCaprion

Foto: YouTube

“Mbaj mend që isha vërtet e shqetësuar se do t’i fusja një takë në fytyrë Leos”, tha ajo, duke reflektuar mbi sfidat e xhirimeve.

“Wolf Of Wall Street” mbetet një nga arritjet më të rëndësishme në industrinë e filmit. Filmi mori vlerësime pozitive nga kritikët jo vetëm për temën dhe skenat e diskutueshme, por edhe për aktorët e talentuar që sollën në jetë personazhet e tyre.