Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka thënë se zgjedhjet e reja janë një mundësi për t’i dhënë fund ngërçit politik në vend.
I pyetur nëse situata do të përsëritej edhe pas zgjedhjeve nëse LVV-ja nuk do të merrte vota të mjaftueshme për të qeverisur e vetme, ai u përgjigj me ironi.
“Ndoshta mbushen mend këta. Ka mundësi pas zgjedhjeve. Njerëzit mësojnë çdo ditë, çfarëdo moshe”, tha Kraki në emisionin “Mesditë” në Tëvë1.
Ai shtoi se qytetarët tashmë e kanë kuptuar se përpjekjet për ta relativizuar fitoren e zgjedhjeve ishin absurde.
“Qytetarët tashmë e kanë kuptuar që tentimin që me e quajt fituesin e zgjedhjeve si ‘një farë fituesi’ ka qenë absurd dhe i papranueshëm. Tentimi që me marrë me deformua vullnetin e shprehur me votë dhe ideja që 42 për qindëshi është gati si 17 për qindëshi është një shkencë matematikore ku njerëzimi nuk e njeh. Edhe njerëzit e Kosovës e kanë kuptuar se ajo matematikë nuk eksiton askund në botë”, deklaroi ai.



Të tjera
Çfarë po ndodh me familjen mbretërore, Harry dhe Meghan po shpërngulen në Amerikë
Ja sa orë duhet të flini sipas moshës që keni
Efektet e kafesë, ndikon në mendime dhe sjellje