Kapiteni i Kombëtares së Francës, Kylian Mbappe, ka pësuar një lëndim të rëndë mbrëmjen e djeshme (e hënë) ndaj Austrisë, gjatë ndeshjes së parë të “Gjelave” në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.
Franca mundi Austrinë me rezultat minimal 1-0 dhe Mbappe u detyrua të largohej nga fusha në fund të ndeshjes për shkak të thyerjes së hundës.
Pas ndeshjes ai kërkoi ndihmën e tifozëve në Twitter, duke kërkuar nga ta ndonjë ide për maskë.
“Ide për një maskë?”, shkroi Mbappe duke kërkuar ndihmë nga fansat në zgjedhjen e maskës dhe pothuajse të gjithë fansat postuan një foto të ngjashme në komente.
Sigurisht, bëhet fjalë për një foto të një maske të breshkave Ninja, heronj të animuar me të cilët Mbappe është krahasuar gjatë gjithë karrierës së tij, prandaj të gjithë do të donin ta shihnin me një maskë të frymëzuar nga ky film i animuar.
Franca do të luajë ndeshjen e radhës kundër Holandës të premten në orën 21:00.
Të tjera
Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tri vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet
Xheneta: Jam e lënduar, ndjenjat e Gjestit nuk kanë qenë të sinqerta – nuk do të hyj e as nuk do të përballem me të në Big Brother Albania
Xheneta Fetahu thyen heshtjen, flet për herë të parë pas daljes nga Big Brother: Kam qenë e vërtetë, edhe pse kam bërë gabime