Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se ndihma humanitare e ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për popullin e Gazës ka mbërritur në destinacion dhe ka filluar menjëherë shpërndarja e saj.
“Dje pasdite morëm konfirmimin se ndihma humanitare e ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e dedikuar për popullin e Gazës ka mbërritur në Gaza dhe menjëherë ka nisur shpërndarja për familjet në nevojë, përmes partnerëve humanitarë në terren”, ka shkruar Gërvalla.
Sipas saj, dërgesa humanitare është në vlerë prej 500 mijë euro dhe përfshin tenda, pako ushqimore, batanije si dhe 158 mijë racione të ushqimit të ngrohtë.



Të tjera
Si të përgatisni xhem me dredhëza në shtëpi?
Arsyet pse shumë lehtë ju bëhen njollat e zeza në lëkurë
Këshillat e OBSh-së si të kujdesemi për dietën gjatë festave të fundvitit